Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se ushtroi dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, duke u kërkuar para.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 07:00.

I dyshuari, në momentin e arrestimit, ka qenë në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Artikuj të tjerë

Back to top button