Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet se sulmoi fizikisht vajzën e tij

Një person është arrestuar në Zveçan nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 18.06.2026, rreth orës 22:00.
Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje është sulmuar fizikisht nga babai i saj.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka deklaruar se palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, dhe lënda është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.



