AUV demanton lajmet për rezultatet e analizave të qumështit “Vita”: Nuk janë publikuar ende të dhënat zyrtare

Qumështorja “Vita” ka publikuar sot analizat laboratorike, të cilat sipas kompanisë janë dërguar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), dhe në të cilat thuhet se produktet e saj nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.
Menjëherë pas publikimit të kësaj komunikate, ka reaguar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se nga AUV nuk është dërguar asnjë analizë laboratorike.
Sipas komunikatës për media, AUV thekson se analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.



