Vrasja e trefishtë në Gllogjan, flasin fëmijët që ishin në autobus – të akuzuarit mohojnë fajësinë

Blendi Mustafaj dhe Ermelinda Osmanaj, në nëntorin e vitit 2021, po udhëtonin me bashkëmoshatar, nga shkolla për në shtëpi me autobus. Mirëpo, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ata u përballën me një sulm të armatosur.

Dy nxënës të mitur, dhe shoferi i autobusit mbetën të vdekur. Për ngjarjen tragjike të rreth pesë viteve më parë, Mustafaj dhe Osmanaj kërkuan sot drejtësi në gjykatë. Të akuzuar për këtë vrasje të trefishtë, janë Halil Mehmetaj me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kreshnikun.

Tre anëtarët e familjes Mehmetaj, dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare, në gjykimin që ka prekur fundin.

I akuzuari kryesor, Kastriot Mehmetaj mohoi sërish përfshirjen.

Për avokaten e Mehmetajt, Kosovare Kelmendi, Prokuroria ka dështuar në këtë rast.

Lirimin e kërkoi edhe Kreshnik Mehmetaj, i cili gjithashtu mohoi se ka ndonjë lidhje me krimin.

Në mbrojtje të tij, më gjerësisht foli avokatja Nushe Kuka Mekaj.

Babai i dy të akuzuarve, Halil Mehmetaj, sipas Prokurorisë është njeriu që e orkestroi gjithë vrasjen. Mirëpo, ndërlidhjen e familjes së tij me rastin, i akuzuari e konsideron të pabazuar.

Sipas avokatit të tij, Prokuroria bie në kundërshtim me veten në aktakuzë, kur e ndërlidhë atë me shtytje në vrasje.

Me avokatin Latifaj, nuk pajtohet mbrojtësi i familjes së shoferit të autobusit i cili mbeti i vrarë.

Avokati Arianit Koci deklaroi se përgjatë gjykimit u vërtetua e gjithë aktakuza e prokurorisë.

Drejtësi në seancën e sotme, kërkoi edhe bashkëshortja e të ndjerit.

E Prokuroria në fjalën përfundimtare të dhënë disa javë më parë, kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.

Aktgjykimin Gjykata Themelore e Pejës do ta shpallë gjatë ditëve në vijim.

Artikuj të tjerë

Back to top button