
Arrestohet bariu që kërcënoi turistët me prerje fyti,ndërkaq lidhur me rastin u deklaruan dhe nga Policia e Kosovës
Dy ditë u publikua një video ku një bari dëgjohej duke i kërcënuar me prerje fyti disa turistë në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa i urdhëronte ata të ktheheshin.
Policia bën të ditur se i njëjti person është arrestuar nga Policia e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
“Me datën 20.09.2026, Policia është njoftuar përmes një video-incizimi, i cili është publikuar në një portal, se në bjeshkët e Junikut një person, tani i dyshuar, ka kanosur disa turistë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, rasti cilësohet ‘kanosje’”, tha Rugova



