Bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet, shkak mungesa e higjenes

Komuna e Prishtinës ka njoftuar mbrëmë se është arritur marrëveshje me Sindikatën dhe se puna e punëtorëve teknikë në shkolla pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Sipas një njoftimi nga Kryeqyteti, veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar dje, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.

Ndërsa, deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.

Komuna tha dje se pret që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, ndërsa çdo situatë që cenon kushtet higjieno-sanitare do të trajtohet me përgjegjësi dhe me masat e nevojshme.

Megjithatë, së paku dy shkolla të kryeqytetit tashmë kanë bojkotuar procesin mësimor për ditën e sotme.

Janë “Ismail Qemali” dhe “Mehmet Gjevori” dy shkollat që sot janë pa nxënës, pas vendimit të Këshillit të Prindërve për të mos i dërguar fëmijët për shkak të mungesës së higjienës.  

Nga ShFMU “Mehmet Gjevori”.

“Të gjitha klasat në këtë shkollë janë boshe, pa nxënës, pasi prindërit kanë marrë vendim për bojkotimin e mësimit për sot për shkak të mungesës së higjienës”, deklaroi Latifi.

Megjithatë, ajo saktësoi se klasat tashmë janë pastruar, gjë që i është konfirmuar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle.

“Klasat tashmë janë pastruar dhe nuk ka mbeturina. Edhe drejtoresha Teuta Maliqi bëri me dije se komuna mbrëmë ka angazhuar punëtorët të ndërmarrjes Pastrimi dhe e kanë pastruar shkollën”,thuhet në pergjigjje.

Artikuj të tjerë

Back to top button