Brenda një objekti të një kompanie në Bardhosh hajnat dyshohen se vodhën para, Policia nis hetimet

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe kanë vjedhur para si dhe kanë shkaktuar dëme materiale.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës më 16.07.2026. Poashtu, organet e rendit sqarojnë se pas pranimit të rastit, njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit si dhe është iniciuar vepra penale “Vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe kanë vjedhur para. Po ashtu, sipas ankuesit, janë shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është informuar prokurori.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më 17.07.2026.



