Dalin rezultatet e muajit Maj të qumështit Vita, 100% kualitet, pa vaj palme dhe pa qumësht pluhur

Qumështorja “Vita”, ka lëshuar komunikatë ku treguar se kanë dalë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit të bëra nga AUVK

“Vita”, thotë se rezultatet tregojnë që “Vita”, është 100% qumësht dhe nuk përmban pluhur vaj palme.

Kjo kompani ka falëndëruar konsumatorët për besimin dhe fermerët për bashkëpunimin.

Komunikata e plotë:

𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐈𝐕𝐄: 𝐃𝐀𝐋𝐈𝐍 𝐑𝐄𝐙𝐔𝐋𝐓𝐀𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐀𝐔𝐕 – 𝐕𝐈𝐓𝐀 𝟏𝟎𝟎% 𝐐𝐔𝐌𝐄̈𝐒𝐇𝐓.

Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.

Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësië të produkteve tona.

I falemnderojmë konsumatorët tanë për besimin dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, siq kemi qenë tash e 23 vite, shkruhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button