Dëmtohen disa varreza në Obiliq, rasti nën hetime

Një rast i dëmtimit të varreve është raportuar më 13.12.2025 në Obiliq.

Sipas raportit policor, rreth orës 13:30 dyshohet se persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri si dhe vazot e dy varreve të tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet policore dhe është nën hetime.

Artikuj të tjerë

Back to top button