Detaje të reja nga tragjedia në Potërq të Klinës: Gruaja që u sulmua nga djali i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet me mjekim intensiv në QKUK

Në gjendje tejet të rëndë po trajtohet në QKUK gruaja nga fshati Potërq i Klinës, pasi u sulmua rëndë nga djali i saj më 6 shtator.

Ngjarja tragjike tronditi Kosovën, pasi i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, sulmoi nënën dhe motrën e tij.

Fillimisht, ai dyshohet se i vuri flakën krevatit ku ndodhej e shtrirë motra e tij, ndërsa më pas, me një mjet të fortë, i shkaktoi lëndime të rënda nënës.

Motra nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë më 7 shtator në QKUK.

Ndërkohë, e ëma vazhdon të jetë në gjendje kritike dhe po trajtohet në repartin e Intensives në Klinikën Infektive.

I dyshuari është ndaluar fillimisht për 48 orë, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, është vendosur në repartin e Psikiatrisë në Spitalin e Pejës, nën mbikëqyrjen e Policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button