
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 01:00 në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë. Zjarri që shpërtheu në mes të natës ku u dogjën tri vetura dhe një pjesë të shtëpisë, po hetohet në rrethana që familja i konsideron të dyshimta dhe të qëllimshme.
Ndërkaq lidhur me rastin ende nuk është verifikuar pretendimi i tyre, dhe familjarët po presin se cili do të jetë rezultati i ekspertizës.
N.Q, dhe djali i tij G.Q ishin duke qendruar në shtëpinë e tyre ku papritmas dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, ku fillimisht dy nga veturat janë djeguar ndërkaq nga ky zjarr ka mbetur e djegur edhe vetura e tretë.
Lidhur me ngjarjen policia deklarohet se rasti është nën hetim dhe se nuk dihet ende shkaku kryesor i zjarrit.



