
Sërish ka dështuar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
As sot nuk kishte kuorum që ky institucion të mbante mbledhjen ku në rend të ditës ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.
Pas fillimit të mbledhjes, kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, ka treguar se disa prej anëtarëve kanë informuar për arsyet e mungesës së tyre e disa jo.
Duke e kritikuar mungesën e tyre, ai ka bërë me dije se nuk ka kuorum për mbajtjen e mbledhje.
“Më kanë informuar se 4 prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim… Asnjë nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjellja e tillë. Si pasojë e mungesës se kourumit ky takim nuk mund të mbahet”, ka thënë ai.
Kjo është hera e dytë që KGjK-ja dështon të mbajë mbledhjen.



