Dy persona përleshen fizikisht në Prishtinë, në këtë rrahje u perdorën dhe mjete të mprehta

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, te Rrethi i Flamurit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sipas informatave fillestare, dy personat kanë pësuar lëndime (dyshohet nga mjete të mprehta) dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button