Arrestohet një 52 vjeçar në Shtime i cili po kërkohej me flet-arrest për vepren penale të trafikimit me qenie njerëzore

Policia ka njoftuat se sonte rreth orës 20:20, në fshatin Godanc i Ulët, në një lokal, njësia e hetimeve të stacionit policor në Shtime ka arrestuar 52-vjeçarin B.H.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj për veprën penale trafikim me njerëz.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit, për vuajtje të dënimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button