
Një rast i rëndë dhunimi dyshohet se ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit, ku viktimë është një e mitur 16-vjeçare.
Sipas informacioneve, rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur viktima është paraqitur në stacion policor e shoqëruar nga një familjar, ku ka dhënë deklaratë për ngjarjen.
Bazuar në deklarimin e saj, një person i dyshuar nga Peja kishte shkuar te shtëpia e saj dhe më pas e kishte marrë me veturë, ku pas largimit disa metra nga shtëpia, dyshohet se pa dëshirën e saj është kryer marrëdhënie seksuale.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë hetimore dhe Prokurori për të Mitur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



