Abdixhiku me mesazh pas kritikave të drejtpërdrejta të Hotit

Pas deklarimeve të Avdullah Hotit në emisionin Pressing në T7 për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka pasuar një reagim nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndonëse nuk dihet se kujt i drejtohej konkretisht, Abdixhiku ka cituar Rugovën që “në jetë duhet pasur durim”.

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj. Ata që besojnë, qëndrojnë. Koha i vendos gjërat në vend”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj.”

Ata që besojnë, qëndrojnë.
Koha i vendos gjërat në vend. 

Artikuj të tjerë

Back to top button