
Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ka thirrur zyrtarisht vazhdimin e seancës për 9 shtator, në orën 11:00.
Dehari ka bërë të ditur se vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Ai ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për zvarritje të reja, krizë tjetër dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor.
“Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, shkroi Dehari në Facebook.



