EULEX bën thirrje për qetësi, rrit gatishmërinë para verdiktit final të 16 shtatorit

EULEX-i ka bërë të ditur se po i rishikon vazhdimisht masat operative të sigurisë në Kosovë, në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

EULEX-i ka sqaruar se, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj sigurisë në Kosovë

Misioni evropian ka theksuar se menaxhimi i sigurisë është pjesë e përgjegjësive të tij të rregullta dhe se masat operative përshtaten në vazhdimësi, varësisht nga zhvillimet në terren.

EULEX-i ka sqaruar se, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj sigurisë në Kosovë, bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.Sipas këtij mekanizmi, Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i mund të angazhohet si reagim i dytë, ndërsa KFOR-i përbën nivelin e tretë të reagimit

Misioni evropian ka konfirmuar se Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është në gatishmëri dhe mund të aktivizohet nëse kërkohet dhe nëse situata e bën të nevojshme.

“Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të veprojë si reagim i dytë ndaj sigurisë për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka deklaruar EULEX-i.

Deklarata vjen në një kohë kur edhe Policia e Kosovës ka prezantuar planin e saj të sigurisë për 16 shtatorin dhe ka zhvilluar takime koordinuese me KFOR-in, EULEX-in dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.Para kësaj date, EULEX-i ka bërë thirrje për qetësi dhe ka theksuar se mbrojtja e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioritet.“Siguria dhe mbrojtja e tyre janë përparësitë tona të para”, thuhet në përgjigjen e misionit.

Artikuj të tjerë

Back to top button