Familja njofton mbajtjen e të pames për Shpat Kasapin

Familja e këngëtarit të njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor, ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet përgjatë tre ditëve në Çair.

Në njoftimin e familjes, përmes rrjeteve sociale të tij,  thuhet se e pamja do t’I hap dyert nga data 1 deri më 3 dhjetor 2025, prej orës 10:00 deri në 19:00.

“Të nderuar miq, familjar dhe dashamirë të muzikës dhe krijimtarisë së Shpatit. Ju njoftojmë se e pamja për Shpatin do të mbahet nga sot me datë 1–2–3 Dhjetor 2025, në Restorant Dea në Çair nga ora 10:00 deri në 19:00. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe. Me respekt, Familja Kasapi”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button