
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar për rastin tragjik në Malishevë, ku një burrë me dy fëmijët e tij kanë humbur jetën si pasoj e zjarrit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes teksa theksoi se është i tronditur nga ky rast.
“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë. Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”, tha Kurti.



