
Një ngjarje e rëndë u raportua të dielen pak para mesnatës në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Një 14-vjeçare ka kërkuar ndihmë pasi dyshohet se është prekur pa pëlqimin e saj nga një 44-vjeçar gjatë udhëtimit me veturë.
Njësia e Trafikut Rajonal që ndodhej në një pikë kontrolli është njoftuar nga një qytetar se një vajzë që gjendej te banjot e “Hib Petrol” kishte nevojë për ndihmë.
Por, sipas rrëfimit të saj para hetuesve, gjatë udhëtimit 44-vjeçari i kishte kërkuar që të shkonin në hotel. Ajo kishte refuzuar, ndërsa pas kësaj ai dyshohet se kishte filluar ta prekte me dorë në këmbë dhe në pjesën e kofshës, pa pëlqimin e saj.
E frikësuar nga situata, 14-vjeçarja kishte kërkuar që vetura të ndalonte te “Hib Petrol” në Bibaj, me arsyetimin se duhej të shkonte në tualet.
Sapo kishte dalë nga vetura, ajo kishte kërkuar ndihmë. Një qytetar kishte reaguar dhe rasti kishte mbërritur menjëherë te Policia.
Viktima E.B, është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe më pas është intervistuar nga Hetimet Rajonale, në praninë e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”


