
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, e ka shpallur fajtor I.A.
pandehuri I.A. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas administrimit të provave dhe vlerësimit të të gjitha rrethanave të çështjes, Gjykata e ka dënuar të pandehurin me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh, i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjithashtu, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konkretisht të profesionit “nëpunës teknik dhe mbështetës” në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës, në kohëzgjatje prej pesë (5) vjetësh, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e kaluar në burgim nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.
Të pandehurit I.A., me aktvendim të veçantë, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.
Të pandehurit I.A., koha e kaluar në paraburgim nga data 01.04.2026 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.



