Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Një granatë dore e dyshuar është gjetur të enjten në mëngjes në një veturë të parkuar në oborrin e një shtëpie në Prizren, duke bërë që Policia e Kosovës të marrë masa të menjëhershme sigurie.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 08:30. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në një veturë në oborrin e ankuesit ndodhej një mjet i dyshuar i pashpërthyer, i dyshuar si granatë dore.
“Prizren / 23.07.2026 – 08:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një veturë në oborrin e viktimës kosovar kanë vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granatë dore. Lidhur me rastin njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët, ndërsa njësitet policore të deminimit pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”, thuhet në raportine policisë.



