Gruaja e moshuar nga Prizreni tenton të vetvritet në banesen e saj, por arriti të shpëtohej me kohë nga policia

Një grua e moshuar ka tentuar të kryejë vetëvrasje në Prizren, në një ngjarje që ka mobilizuar menjëherë Policinë dhe zjarrfikësit në lagjen Ortakoll.
E moshuara, e cila jetonte e vetme, kishte mbyllur derën e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga kati e dytë. Pas marrjes së njoftimit, ekipet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke arritur ta shpëtojnë gruan dhe ta vendosin në siguri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se ajo është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm, por që motivi i kësaj tentative ende nuk është bërë i ditur dhe rrethanat e rastit janë duke u hetuar.



