Ka filluar faza e dytë e largimit të deponive ilegale

Ka filluar faza e dytë të largimit të deponive ilegale të mbeturinave.

Kështu ka bërë të ditur ministrja në detyrë i Mjedisit, Fitore Pacolli përmes një postimi, duke njoftuar se aksioni ka nisur në Polac të Skenderajt.
“E nisëm në Polac të Skenderajt, ndërsa aksioni do të vazhdojë në çdo cep të Kosovës.

“Do të punojmë dhe angazhohemi pareshtur për largimin e të gjitha deponive ilegale dhe për një mjedis më të pastër e më të sigurt për qytetarët”, ka shkruar Pacolli.

Artikuj të tjerë

Back to top button