Ka kaluar një orë ku pritej të fillohej seanca e kuvendit dhe të votohet ligji për Dhomat e Specializuara, asnjë informacion për arsyjet e vonesës

Ka kaluar një orë nga koha kur deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të nisnin seancën plenare, ku pritet të votohet projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, seanca ende nuk ka nisur, ndërsa deputetët vazhdojnë të qëndrojnë në korridoret e Kuvendit.

Vetëm pak minuta më parë, në objektin e Kuvendit ka arritur edhe kryeministri Albin Kurti.

Ende nuk dihet arsyeja e vonesës dhe se kur saktësisht do të nisë seanca

Artikuj të tjerë

Back to top button