Projektligji për Specialen, Lushaku: LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Lushaku-Sadriu tha se LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme.

“LDK paralajmëron me kohë për rreziqet e mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare që ajo bart. I bëjmë thirrje propozuesve dhe deputetëve që t’i marrin seriozisht këto rreziqe dhe të veprojnë në interes të drejtësisë së Republikës së Kosovës. Lufta e UÇK-së është e shenjtë, mbrojtja e karakterit të saj çlirimtar, përkushtimi ndaj drejtësisë për viktimat dhe ruajtja e interesit shtetëror të Kosovës janë përgjegjësi ndaj të cilave LDK-ja do t’u qëndrojë besnike gjithmonë”, tha mes tjerash Lushaku-Sadriu.

Artikuj të tjerë

Back to top button