Kanosi policinë gjatë kontrollit, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar mbrëmë në orët e vona në rrugën “Medlin Olbrajt” në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur tre zyrtarë policorë gjatë një ndalimi nga Policia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari mashkull ishte ndaluar nga njësiti policor rrugor për shkak të vozitjes së shpejtë, ndërsa gjatë procedurës së ndalimit, ai dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë.

“Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë në formë drapri”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Artikuj të tjerë

Back to top button