Kapet me drogë në Kroaci një 22 vjeçar me nënshtetësi kosovare, arrestohet nga policia

Një 22-vjeçar, shtetas i Kosovës, është arrestuar në zonën e Zadarit në Kroaci, nën dyshimin për prodhim dhe trafikim të paautorizuar të drogës.

Sipas Policisë së Zadarit, më 17 shtator zyrtarët policorë kanë ndërhyrë ndaj të riut dhe gjatë procedurës i kanë sekuestruar rreth 494 gramë kokainë, të paketuar në disa pako të veçanta

Policia ka bërë të ditur se është gjetur edhe një pako tjetër me rreth 0.8 gramë kokainë.22-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në ambientet e policisë, ku ndaj tij është zhvilluar hetimi penal.

Artikuj të tjerë

Back to top button