
Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë kontratën për furnizim me lëndë djegëse – mazut, me vlerë prej 383 mijë e 404.63 euro
Furnizimi do të realizohet për rezervuarin e Termocentralit “Kosova B”, ndërsa operatori ekonomik i përzgjedhur është LAB-OIL SH.P.K., me adresë në Prishtinë.
Dokumenti sqaron se mazuti nevojitet për startimin e njësive në TC-B, si dhe për mbajtjen e tyre në operim në rast të problemeve me pajisje të ndryshme, përfshirë mullinjtë, ventilatorët, skarat dhe kracerët.
Sipas KEK-ut, përdorimi i tij synon të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të procesit të djegies dhe vatrës së kaldajës.
Procedura e përdorur për kontraktim ishte e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.



