
Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për projektin e ndërtimit të rezervuarit të mazutit
Rezervuari ishte paraparë të kishte kapacitet prej 2,000 tonësh në termocentralin “Kosova B”
Procedura ishte zhvilluar si procedurë e hapur, me kriter të dhënies së kontratës çmimin më të ulët, ndërsa njoftimi për kontratë ishte publikuar më 23 prill.
Në arsyetimin për anulimin, KEK ka bërë të ditur se një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik kërkon anulimin e aktivitetit, ndërsa në informacionet shtesë është sqaruar se vendimi është marrë për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme.
KEK-u kishte parashikuar që vlera e investimit të arrijë deri në 610 mijë euro.
Ende nuk dihet nëse ky projekt do të rikthehet në prokurim.



