
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të anulojë konkursin dhe procesin e rekrutimit për 21 prokurorë të shtetit në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur më 30 prill 2025.
Sipas vendimit të Këshillit, konkursi do të rishqyrtohet dhe mund të rishpallet në një formë të përmirësuar, në përputhje me nevojat e sistemit prokurorial dhe legjislacionin në fuqi.
Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.
Sekretariati i Këshillit do ta publikojë këtë vendim në faqen zyrtare brenda 15 ditëve nga data e miratimit.



