Komuna e Vitisë nis vlerësimin e dëmeve pas stuhisë, fton qytetarët të raportojnë rastet

Komuna e Vitisë ka njoftuar se ka aktivizuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore, pas stuhisë së fundit që ka prekur disa zona të komunës.
Sipas njoftimit, komisioni do të dalë në terren për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet, në përputhje me procedurat përkatëse.
Qytetarët mund të paraqesin dëmet dhe të marrin informata shtesë përmes anëtarëve të komisionit të caktuar nga Komuna e Vitisë.
Përmes një njoftimi, komuna ka bërë thirrje qytetarëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera që kanë pësuar dëme në banesa, objekte përcjellëse, bujqësi apo prona të tjera, që t’i raportojnë rastet e tyre.
Ndërkaq qytetarët mund të paraqesin dëmet dhe të marrin informata shtesë përmes anëtarëve të komisionit të caktuar nga Komuna e Vitisë



