Konsumatori në Drenas përfundon në gjykatë, “KRU Prishtina” njofton se ai lidhi ujin ilegalisht për nevoja të kopshtit

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, gjatë ditës së sotme inspektorët kanë kapur në flagrancë një konsumator në Poklek të Ri, i cili përmes një lidhjeje ilegale përdorte ujin për ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv.

Lidhja ilegale është plombuar nga inspektorët, ndërsa rasti pritet të procedohet në gjykatë.

“Keqpërdoruesit e ujit në Drenas edhe në fundjavë do të përballen me forcën e ligjit

Sot, inspektorët e KRU “Prishtina” në Drenas kanë kapur në flagrancë një konsumator, i cili përmes lidhjes ilegale bënte ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri.

Kyçja ilegale është plombuar dhe rasti shkon në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button