Ky është polici i NJRSH-së që u gjet pa shenja jete në Kukës

Një polic i Kosovës është gjetur sot pa shenja jete. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Morinë të Kukësit.

Dyshohet se ai u vetëvra me armë zjarri.

Viktima është 35 vjeçari Shaban Hajdari, i cili ka shërbyer si pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren. Nuk dihen ende rrethanat e as motivi që ka çuar deri te ky rast i rëndë.

Ndërkaq lidhur me rastin, po pritet një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button