Policia konfirmon: 49-vjeçari humb jetën pasi ra nga një lartësi në Veternik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar.

Lajmin për TandemPress e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti për TandemPress.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një objekt në Veternik, ndërsa viktima ishte duke punuar në momentin e rënies.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.

TandemPress më herët raportoi se viktima dyshohet të jetë Florent Rama, ndërsa për këtë detaj pritet konfirmimi zyrtar nga institucionet.

Artikuj të tjerë

Back to top button