Malishevë: Konflikt mes nënës dhe vajzës të dyja përfundojnë në Polici

Një konflikt familjar në Malishevë ka eskaluar deri në përleshje fizike mes nënës dhe vajzës së saj, duke kërkuar ndërhyrjen e Policisë. Rasti është raportuar sot rreth orës 12:00 në fshatin Llashkadrenoc, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, situata ka shkur në sulm fizik.
Në këtë konflikt janë përfshirë M.K. rreth 50 vjeç dhe Sh.K rreth 28vjeç, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Pas raportimit, njësitë policore kanë intervenuar dhe i kanë shoqëruar të dyja në Stacionin Policor në Malishevë.
Të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në vazhdim nga organet kompetente.



