Matura Shtetërore, sot mbahet afati i dytë i provimit

Sot, nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore 2026 në gjithsej 55 qendra të testimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për provim kanë aplikuar gjithsej 5 mijë e 33 kandidatë përmes platformës eKosova, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4 mijë e 967 aplikime.

Sipas njoftimit, të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit.

Artikuj të tjerë

Back to top button