MINT largon kufizimin për përcaktimin e cmimit të derivateve: Qytetarët shprehin shqetësim, a do të krijoj ky vendim inflacion të ri?

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hequr përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet, duke ia lënë çmimet tregut të lirë. Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari, tha se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pas këtij vendimi, çmimet e naftës dhe benzinës shënuan rritje, ndërsa të shtunën ato ndryshonin nga një pikë karburanti në tjetrën.

Vendimi është mirëpritur nga Shoqata e Naftëtarëve, e cila prej muajsh ka kundërshtuar kufizimin e çmimeve.

Ndërkohë, qytetarët janë shprehur të shqetësuar se heqja e çmimit tavan mund të sjellë shpenzime më të larta për furnizim me derivate.

Ekonomisti Fidan Qerimi vlerëson se vendimi mund t’u mundësojë kompanive të derivateve t’i rrisin çmimet sipas interesave të tyre për fitim, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e inflacionit.

Artikuj të tjerë

Back to top button