Moti në vikend me temperatura deri në minus 6 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se moti këtë vikend do të jetë i vranët dhe me temperatura të ulëta. Sipas parashikimit, të shtunën, më 27.12.2025, në viset e larta malore pritet të ketë vranësira që sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore.

Kurse, të dielën, më 28.12.2025, parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, deri në -6 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri në mesatare”, ka shtuar IHMK.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button