Në emër të qytetarëve të Prishtinës: “Shpalleni të pafajshëm” – zbulohet baneri gjigant në kryeqytet për UÇK

Komuna e Prishtinës ka zbuluar banerin gjigant në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në banerin ku shkruhet: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpalleni të pafajshëm”, firmën e ka hedhur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe nënkryetarja, Besianë Musmurati.


“Në emër të qytetarëve të Prishtinës: SHPALLENI TË PAFAJSHËM. Për ata që luftuan për lirinë tonë.

“Për drejtësinë që po e presim.Për kthimin e tyre në shtëpi. Prishtina kujton. Kosova po pret.”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

Artikuj të tjerë

Back to top button