Nesër FSK-ja pritet me aksion në deponinë e Sferkës në Pejë, flet Gazmend Muhaxheri

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të angazhohet nesër në ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Nesër do të ndërhyjë edhe FSK-ja me dy bagerë dhe disa kamionë”, ka deklaruar Muhaxheri.

Banorët e Sferkës protestuan sot te deponia, duke bllokuar rrugën për kamionët e KRU “Ambienti” dhe duke pamundësuar shkarkimin e mbeturinave.

Ata janë zotuar se nuk do të lejojnë funksionalizimin e deponisë.

Megjithatë, kryetari Muhaxheri pati një mesazh për ta.

“Le të dalin e t’i ndalin”, është shprehur ai.

Mbetet të shihet nëse Komuna e Pejës dhe banorët e Sferkës do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar rreth deponisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button