Nesër shpallet aktgjykimi për Naim Murselin-Vëllai i Liridona Ademajt reagon me një mesazh prekës

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur pritjet e familjes lidhur me vendimin e gjykatës, duke theksuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

“Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre”, ka shkruar ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button