Një 20 vjeçar dyshohet se aksidentalisht plagosi vetën në këmbë me armë zjarri në Ferizaj, rasti po hetohet

Policia në Ferizaj ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Personi dyshohet se derisa ishte duke lëvizur në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rrëzimit i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantën e tij, duke e plagosur veten në këmbë.

“Njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj, më pas edhe hetuesit së bashku me Forenzikën Rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë”.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë kontrollit të çantës së të lënduarit, përveç armës së zjarrit, është gjetur edhee marihuanë, dhe se rasti po hetohet.

Artikuj të tjerë

Back to top button