Një i mitur vdes në aksident trafiku në rrugën Carralevë-Komoran

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Carralevë-Komoran, ku ka mbetur i vdekur një i mitur.
Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar për “Nacionale” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë–Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës (mashkull, i mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut,” ka thënë Ahmeti.



