
Një veturë është vetaksidentuar sot, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bardhosh,ku drejtuesi i veturës duket se ka humbur kontrollin mbi të, duke u rrotulluar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, bashkë me zjarrfikësit, ndërkaq nuk është konfirmuar ende për ndonjë të lënduar nga ky aksident.



