Një vizitor u arrestua pasi dyshohet se tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të fuste substancë narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut
Rasti ka ndodhur më 18.06.2026, rreth orës 14:45, në sallën e vizitave të kësaj qendre korrektuese.Sipas njoftimit, oficerët korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori.
Pas kontrollit janë konfiskuar dhe gjetur 10 gramë drogë e llojit “marihuanë”.
Pas rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është inicuar “blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve”



