Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim pas përfundimit të remontit vjetor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia A3 është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të remontit vjetor.

Sipas KEK-ut, pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara, njësia A3 ka përfunduar procesin e startimit dhe është sinkronizuar me rrjetin.

Njoftimi i plotë:

NJËSIA A3 RIKTHEHET NË OPERIM PAS PËRFUNDIMIT TË SUKSESSHËM TË REMONTIT VJETOR

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, pas përfundimit me sukses të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të remontit vjetor, njësia A3 ka përfunduar procesin e startimit dhe tashmë është sinkronizuar me rrjetin.

Aktualisht, njësia A3 është në operim të rregullt, ndërsa gjendja e saj operative është stabile dhe parametrat teknikë janë brenda vlerave të planifikuara.

Me këtë rast, KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për të gjithë punonjësit, ekipet profesionale dhe teknike të angazhuara në realizimin e remontit, për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, të cilët mundësuan përfundimin me sukses të aktiviteteve të planifikuara dhe rikthimin e njësisë A3 në operim.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Artikuj të tjerë

Back to top button