Pas sulmve të Hysni Gucatit nga OVL- UÇK, reagon Peci: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvalles

Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”- ishte reagimi i bashkëpartiakut të saj, Faton Pecit, pas pretendimeve të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucatit, se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Gucati ka kërkuar që Gërvalla të japë sqarime se nga i ka marrë këto “informacione”.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe njëherësh një nga kryetarët e Partisë GUXO, Faton Peci, ka kundërshtuar ashpër, siç ka thënë ai, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur ‘Jusuf Gërvalla’) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, UÇK-ja ka qenë dhe mbetet e të gjithë kombit shqiptar, duke theksuar se protesta është shenjë civilizimi dhe një e drejtë e garantuar në demokraci.

Artikuj të tjerë

Back to top button