Pesë vjet pas aksidentit tragjik, në Slavonski Brod të Kroacisë do inaugurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se më 23.07. 2026, në Slavonski Brod të Kroacisë do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur me 25.07.2021.

Ceremonia pritet të filloj në ora 10:30Sipas njoftimit, ceremonia do të zhvillohet në shenjë nderimi dhe kujtimi të përhershëm për viktimat e kësaj tragjedie, duke përçuar njëkohësisht mesazhin e respektit, solidaritetit dhe kujtesës institucionale.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, përfaqësues të autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brod-it, si dhe përfaqësues të Prefekturës Brod-Posavinë, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë”, thuhet në njoftim.

Mëngjesin e 25 korrikut 2021, një aksident tragjik mori jetën e 10 kosovarëve në Sllavonski Brod të Kroacisë.Një autobus i cili po barte rreth 60 persona nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Kosovës doli nga rruga, ku përveç të vdekurve, u lënduan mbi 30 persona të tjerë.

Për aksidentin u arrestua shoferi i kompanisë kosovare “Deva Tours”, i cili tha para policisë kroate, se për një moment e kishte zënë gjumi.

Artikuj të tjerë

Back to top button